09:39 - 02 Nëntor 2022

Mariana Varela dhe Fabiola Valentín kanë njoftuar martesën e tyre. Ish Miss Argjentina dhe Porto Riko kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.

Vajzat u takuan në konkursin e bukurisë Miss Grand International në vitin 2020, por e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.

Në një postim që kanë shpërndarë në Instagram, ato kanë treguar momente të realizuara gjatë lidhjes së tyre, duke përfshirë udhëtimet së bashku, ditën e fejesës, unazat.