MIT ofron zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MIT ofron zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës

    Insajderi
    17 July 2019 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të autorizuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, një ekip nga MIT, të martën takuan banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, të cilëve u ofroi zgjidhje sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq – hyrja e Pejës.

    Pal Lekaj, MIT

    Në emër të ministrit Lekaj, banorëve iu adresua shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge. Zejnaj tha se nga muaji gusht  i këtij viti do të fillojë implementimi i katër rreth rrotullimeve dhe një hyrje – dalje në këtë segment rrugor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark