×
Show

Mitet dhe faktet për diabetin

Insajderi
27 November 2018 - 17:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se numri i njerëzve me diabet në mbarë botën është 422 milionë. Midis viteve 1980- 2014, numri i njerëzve me këtë sëmundje pothuajse u dyfishua.

Diabeti është thjesht një çrregullim i pankreasit diabeti prek pankreasin, por nuk duhet të mendohet vetëm si një sëmundje që ndikon në trupin tonë nga qafa e poshtë. Nëse e shohim kështu, na mungon ndikimi psikologjik i jetesës me këtë sëmundje. Dhe kjo është diçka serioze. Për shkak të problemeve të përshtatjes ndaj diagnozës së një gjendjeje shëndetësore afatgjatë, njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa të preken nga depresioni.

Ekziston edhe një formë e veçantë e depresionit, që shoqërohet me diabet të njohur si diabeti i stresit. Ai ndodh kur një person po përpiqet të përballojë menaxhimin e gjendjes së tij shëndetësore. Diabeti ndikon ndërkohë edhe në aftësitë tuaja mendore. Studimet sugjerojnë, se diabeti mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të menduar në mënyrë të kthjellët, për t’u përqëndruar dhe risjellë në mendje kujtimet e së shkuarës. Diabeti, ndikon gjithashtu në procese të tjera të trurit, si psh. mënyra se si ne peshojmë zgjedhjet se çfarë të hamë.

Studiuesit gjithashtu po hetojnë se si hormonet si insulina, duket se rregullojnë zgjedhjet e ushqimit. Këto efekte të veçanta të trurit, brenda një sistemi të quajtur sistemi dopaminë i mesit të trurit, ofrojnë një shpjegim të mundshëm, se pse disa nga diabetikët e kanë të vështirë të ndjekin këshillat shëndetësore, pavarësisht se sa shpesh iu jepen nga mjekët.

Megjithatë, një raport i Shëndetin Publik në Angli, tha se të rriturit obezë, kishin 5 herë më shumë gjasa të zhvillonin diabetin e tipit 2, sesa të rriturit me peshë normale. Por ka ende shumë punë për t’u bërë, në drejtim të kuptimit të plotë të lidhjes mes diabetit dhe obezitetit. Kjo përfshin kuptimin e mekanizmave biologjikë, që mund t’i lidhin që të dy.

Diabeti i tipit 1, nuk shoqërohet me obezitetin. Ai cilësohet si një çrregullim autoimun, që do të thotë se sistemi imunitar i trupit, sulmon qelizat që prodhojnë insulinën në pankreas. Është një sulm tejet i suksesshëm; një diabet i tipit 1, nuk është më në gjendje të prodhojë insulinë. Ka disa dëshmi se diabeti i tipit 1 është gjenetik, apo edhe disa prova të tjera, se ky lloj diabeti mund të shkaktohet nga një virus.

Ju duhet të injektoni rregullisht insulinë në trupin tuaj Diabetikët e tipit 1, kërkojnë terapi të insulinës, por kjo mund të bëhet duke përdorur pompat e insulinës. Këto pajisje, reduktojnë nevojën për të injektuar rregullisht insulinën. Insulina jepet ende nëpërmjet një injeksioni, që i është bashkangjitur disa tubave dhe pastaj një pompe.

Kjo metodë ka disa përparësi. E para është se është më diskrete, dhe diabetiku shmang stigmën sociale që shoqërohet me injektimin në publik.  E dyta është se zvogëlon nevojën për të gjetur vende të ndryshme të injektimit në trup. Ekzistojnë një sërë mundësish trajtimi për diabetin e tipit 2, dhe për diabetin xhestacional (që zhvillohet gjatë shtatzënisë). Këto lloje të diabetit, mund të trajtohen përmes ndryshimeve në stilin e jetesës, përreth. Disa diabetikë, kanë edhe keqkuptimet dhe paragjykimet e veta. Prandaj është jetike rritja e ndërgjegjësimit për realitetin e jetesës me diabetin, për të ndihmuar në përmirësimin e përvojës së jetesës më të.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark