×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mjekët e këtij vendi do të shërbejnë edhe nëse janë të infektuar me COVID-19

    Insajderi
    26 October 2020 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doktorëve në qytetin belg të Lieges iu është kërkuar që të vazhdojnë të punojnë edhe nëse janë pozitiv me Covid-19.

    Ky vendim është marrë pasi shëndetësia rrezikon të kalojë në kolaps për bluza të bardha, sepse rezulton që ¼ e stafit janë të prekur nga virusi.

    Aktualisht rregullin po e zbatojnë 10 spitale, nënpunësit e të cilëve janë pozitivë por nuk kanë simptoma.

    Autoritetet shëndetësore kanë treguar se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër për të shmangur ngërçin.

    Një në tre persona të testuar janë pozitivë në qytetin lindor belg. Spitalet po transferojnë pacientë diku tjetër dhe po anulojnë operacionet jo urgjente.

    Vendimi vjen në një kohë që qeveritë në të gjithë Evropën përpiqen të trajtojnë valët e dytë të infeksioneve të koronavirusit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark