×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mjekët e QKUK-së ia shpëtojnë pacientit 27 vjeç parakrahun që e kishte prerë me fleks

    Insajderi
    17 December 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në sallën operative të Klinikes Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer me sukses një operacion shumë i rrallë dhe i ndjeshëm, për herë të parë në Kosovë.

    Në momentin e pranimit në Klinikën Emergjente, pacienti e kishte pothuajse të amputuar (prerë) komplet parakrahun e majtë, gjatë punës së tij me fleks, në vendin e tij të punës.

    Sipas një njoftimit të QKUK-së, mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, ekipa e Klinikës së Ortopedisë, Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe dhe Neurokirurgjisë), bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin tek një pacient i moshës 27 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën më distale të arteries radiale dhe ulnare, (arterie që ushqejnë dorën me gjak).

    “Si graft për rekostrukcion të arterieve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të pacientit; (Vena saphena magna). Po ashtu, ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat radiale dhe ulnare dhe kishte bërë hemostazë korrekte. Ekipi i orotopedëve bëri fiksimin e të gjitha kockave të prera, ekipa e Kirurgjisë Plastike ka bërë qepjen e muskujve dhe të tendinave, ndërsa ekipa e Neurokirurgjisë një pjesë të qepjes së nervave do ta bëjë pas 4 jave. Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses dhe pacienti pas 14 ditë hospitalizimi, sot është liruar për në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark