×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mjeku kosovar humb betejën me Covid-19

    Insajderi
    28 November 2020 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mjeku Ramë Morina nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me COVID-19.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë, Salih Morina.

    Morina ka kujtuar mjekun si profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.

    Njoftimi i plotë:

    I pikëlluar për vdekjen e Doktorit të mirënjohur të Komunës së Malishevës Dr.Ramë Morina!

    Doktori ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e Mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.

    Shprehë ngushllimet e mija të sinqerta për familjën, miqtë, dhe gjithë ata që e njohën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark