×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku nga Krusha e vogël bëhet pjesë e studimit për vaksinat Pfizer dhe Moderna

    Insajderi
    29 April 2021 - 11:31

    Arbër Shehu nga Krusha e vogël është bërë pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.

    Arbri vazhdoi specializimin në SHBA tanimë është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore.

    Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se mjeku i ri, Arbër Shehu nga Krusha e vogël është bërë pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.

    “Kur e pata pirë kafen e fundit para nisjes së Arbërit për Amerikë, e dija që dr Arbëri do arrinte majat e suksesit. Arbër Shehu, student i shkëlqyer, mjek i ri nga Krusha e vogël, babain e zhdukur në luftë, para 5 viteve iku në SHBA, për të vazhduar specializimin. Si shkëlqeu këtu me studime edhe atje po shkëlqen. Tani atje është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore, dhe së fundi pjesë e studimit më të perfolur për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.Krenar që isha bashkëudhetar në një pjesë të rrugës së tij së drejtë majave të suksesit”, ka shkruar ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark