×
Show

MMM – Menimet e Mal Maliqit

Insajderi
31 May 2017 - 23:28

Mal Maliqi është një këngëtari relativisht i “ri” në skenën shqiptare. Ai njihet ndryshe me nofkën Malik apo Mr. Romaltiku dhe ai ka lansuar video spotin e këngës së tij “MEnime”. Kjo këngë është realizuar para ca kohësh, mirëpo ndër vite këngëtari ka bërë përmirësime deri tek publikimi.

“Kanga është bërë Freestyle(stil i lirë) në rrugë me dosta, para 2-3 vjet. Pastaj unë kam vazhdua me bo tekst. Refreni ka qenë gjithmonë kështu, vetëm se kur e kam vendosë në mixtape, vendosa të ndërroj dy rupturat për shkak se të vjetra dhe desha diçka ma fresh,” tha Maliqi.

Kjo këngë është kënga e parë e mixtape-it “Malushaqja”, dhe instrumentali është i realizuar nga Jam Baxter – Brains.

Maliqi për një periudhë të shkurtër 1 muaj e gjysmë, do të publikojë edhe disa këngë të tjera, dhe  këtë verë do të jetë mjaft aktiv në koncerte. Ai do të performojë në Beer Fest, Wine Fest, Ngom Fest dhe mundësisht në festivalin e animuar në Pejë, Anibar.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark