×
  • Lajme
  • Lajme

    Mobilizimi i orëve të fundit i PDK-së në Prishtinë: E kemi mundësinë historike me rrëzu Shpendin

    Insajderi
    19 November 2017 - 22:53

    PDK-ja e cila gjatë kohëve të fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2013 e ka përkrahur Shpend Ahmetin kundër Isa Mustafës, gjë që sipas tyre edhe ka sjellë fitoren e Ahmetit,  në këto zgjedhje ka ndryshuar qasje.

    Insajderi ka siguruar një dëshmi të një grup bisede të emëruar “Kryetarët e Nëndegëve…” në platformën komunikuese në telefon “Viber” në të cilën janë sipas të gjitha gjasave të gjithë kryetarët e degës së PDK-së në Prishtinë, ka qenë sot i zënë me një angazhim.

    Kur kishin mbetur edhe dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, në orën 17:13, Bujar Cakolli që është edhe Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, i shkruan të tjerëve në këtë bisedë që të angazhohen sa më shumë për të dalë në votime kundër Shpend Ahmetit.

    “Të nderuar, ju lutem që edhe këto dy orë me dhan maksimumin të gjithë për me rrëzu Shpendin edhe VV”, shkruan Cakolli.

    Cakolli që është emëruar me 7 nëntor zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i mobilizon kryetarët e nëndegëve për të dalë në votime kundër Ahmetit dhe ta votojnë Abrashin.

    Krejt kjo pasi Cakolli kishte marrë një informatë shqetësuese për të.

    “Sipas sondazheve të exit polleve derinë ora 16:00 Shpendi është tu pri dikun me rreth 1500 vota. Këto dy orë duhet me ba maksimumin edhe me rrëzu”, përfundon mesazhi i Cakollit, raporton Insajderi.

    E këtij mesazhi i përgjigjet menjëherë Amir Gashi kryetar i një nëndege të PDK-së në Prishtinë.

    “Qa kena mundësi se lam pa e ba Bujar”, i shkruan Gashi. Edhe Gashi ka një pozitë të rëndësishme. Ai u emërua në pozitën e Kryesues të Bordit të Drejtorëve të KUP “Prishtina” sh.a me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 ne datën 30.10.2015.

    E biseda mes Cakollit dhe Gashit vazhdon me mobilizimin e Cakollit.

    “E kemi mundësinë historike për…’, thuhet në fund të mesazhit. /Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark