10:16 - 16 Mars 2023

Modelja, Naomi Campbell është akuzuar për një fotoshop të dështuar pasi ndjekësit e saj vunë re dallime të habitshme midis fotove të saj në tapetin e kuq në festën e Oscars Vanity Fair dhe imazhit që ajo postoi në Instagram.

Ndjekësit në postimin e saj origjinal e akuzuan atë për ‘zvogëlimin e kokës dhe hundës’ dhe ‘definimin e nofullës’.

Redaktimi i fotos befasoi shumë fansa teksa ata iu lutën modeles të postonte imazhet origjinale dhe të “normalizonte plakjen”.

“Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se ka nevojë për këtë”, komentoi një fans.

Një tjetër komentoi: “Fshije foton e parë, dukesh fantastike pa photoshop! Nuk keni nevojë të redaktoni fotot tuaja!” ndërsa një tjetër komentoi: “Fotografia e parë është fotoja më e keqe e fotoshopuar që kam parë ndonjëherë”.

Bukuroshja britanike eshte një nga modelet më të kërkuara për katër dekadat e fundit, duke dominuar në pistat dhe duke zbukuruar kopertinën e pothuajse çdo reviste të modës.