09:58 - 25 Janar 2022

Modelja Elizabeth Marie Chevalier pohon se e ka thuajse të pamundur të gjejë një të dashur, sepse meshkujt i frikësohen për shkak të pamjes tërheqëse.

27-vjeçarja nga San Diego është një modele e Playboy e cila gjithashtu ka zbukuruar faqet dhe kopertinat e revistave të tjera, si Maxim, por pavarësisht pamjes së saj tërheqëse, ajo nuk është në një lidhje.

Bukuroshja u nda me ish- të dashurin e saj gjysmë viti më parë dhe tani ka thënë se për shkak të personalitetit të saj të fuqishëm të kombinuar me pamjen tmerrësisht të bukur, për të është kthyer në një makth gjetja e një të dashuri.

“Kam qenë në takime ku djemtë thjesht nuk mund të flasin me mua, sepse kanë frikë nga unë për shkak të pamjes sime”, ka pohuar modelja për The Mirror.

Elizabeth tërheq vëmendjen e meshkujve kur del në qytet, por thotë se shpesh njerëzit e shohin si një ‘trofe’ dhe nuk duan të krijojnë lidhje afatgjate me të.

“Unë 100 për qind do të dilja me disa nga fansat e mi, por sa herë që njihja një djalë në Instagram, ai më trajtonte si një mall. E di që vesh bikini në internet, por është një punë, ndërsa shumica e meshkujve nuk janë të interesuar përtej kësaj”, ka shtuar ajo.

Modelja thotë se bukuria ka qenë një bekim dhe mallkim për të gjatë gjithë jetës, sepse njerëzit shpesh marrin vendime të shpejta për personalitetin e saj bazuar në dukjen që ka.