Modelja e filmave për të rritur vdes papritur pas festës VIP në jahtin e reperit amerikan – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Modelja e filmave për të rritur vdes papritur pas festës VIP në jahtin e reperit amerikan

    Insajderi
    01 October 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja e njohur braziliane, Adriana Vieira, 31 vjeçe, është gjetur e vdekur në ujë pasi kishte marrë pjesë në festën e jahtit të një reperi në Miami, njoftonin sot mediat vendase.

    Pas festës modelja besohet se kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miami, para se të gjendej trupi i saj i pajetë.

    Pritësi i festës, i raportuar nga mediat si ‘një muzikant vendas’, nuk është bërë ende publik nëmedia.

    31-vjecarja braziliane postonte rregullisht përmbajtje erotike në platforma me pagesë dhe më parë ka punuar si kërcimtare dhe  modele në SHBA.

    Mediat braziliane thanë se ajo ishte nënë e një fëmije gjashtë-vjeçar, për të cilin kujdesej një dado, teksa ajo udhëtonte në impenjimet e punës.

    Adriana, nga Sao Paulo, ishte vendosur në Florida me bashkëshortin dy vjet më parë dhe shpesh postonin në rrjet për stilin e tyre ekstravagant të jetesës.

    Bashkësorti i saj i identifikuar si Roberto Tesario, ishte kthyer më herët në Brazil duke lënë Adriana të rriste e vetme fëmijën e tyre, shkruan rrjeti britanik The Sun.

    Trupi i Adriana, e cila njihej në rrjetet sociale si ‘LadyRichForever’, po mbahet për autopsinë nga mjekësia ligjore teksa policia heton mbi shkaqet e rrethanat e vdekjes së pashpjeguar.

    Nëna e saj Antonia de Lourdes Vieira tha për mediat braziliane: “Dua të  hetohet vdekja e vajzës time dhe kërkoj ndihmë për kthimin e trupit në atdhe. Nuk dua që ta varrosin atje në varrezat e të varfërve”.

    Ngjarja tragjike vjen pas vdekjes së modeles së njohur Paulina Lerch që ishte qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj bashkë me bashkëshortin.

    Policia dyshon se bashkëshorti i saj Słavomir e ka vrarë atë para se të kthente armën nga vetja  në shtëpinë e tyre në Poznań, Poloni.

    47 vjeçari Słavomir, i përmendur me pare për trafik drogash, u arrestua pas gjetjes së një sasie drogash të fshehura në një magazinë, shkruan rrjeti The Sun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark