×
Show

Modelja e parë me mbulesë në kopertinën e revistës amerikane të modës

Insajderi
24 June 2017 - 21:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një modele 19 vjeçare amerikano-somaleze, është shndërruar në modelen e parë që shfaqet e veshur me mbulesë në kopertinën e një reviste amerikane.

Halima Aden është në kopertinën e muajit korrik në revistën amerikane Allure.

“Njihuni me Halima. Myslimane. Modele. Shkatërruese e Stereotipeve”, shkruan në kopertinë.

Në një intervistë për këtë revistë, modelja ka thënë që vendosja e mbulesës ishte gjithmonë zgjedhje e saj, shkruan BBC News.

“Jo të gjitha gratë myslimane dëshirojnë të mbulohen. Kjo është mënyra se si unë e interpretoj religjionin tim, megjithatë ka gra myslimane që zgjedhin të mos mbulohen. Këtë njerëzit e harrojnë shpesh”, ka thënë Aden.

Aden ka qenë edhe në kopertinën e revistës më me nam, Vogue, por qëllimi i saj ka qenë që të dalë në kopertinë të një reviste e cila është prodhim i SHBA-së.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark