13:20 - 18 Mars 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të mos pranojë planin e zbatimit të Propozimit evropian.

Molliqaj në një postim në Facebook shkruan se ka alternativë, gjersa kërkon nga Kurti të dorëhiqet dhe ta kundërshtojnë bashkë në shesh.

“Kryeministër mos prano!Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, shkruan kryetari i PSD-së.