×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Molliqaj pas emërimit të aktivistit të VV-së në krye të RTK-së: Alarm për vëmendje dhe rezistencë

    Insajderi
    31 January 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas emërimit të Rilind Gërvalles në krye të Radio Televizionit Publik të Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Molliqaj ka shkruar se përzgjedhja e Gërvalles është emërim partiak.

    Përzgjedhja e Rilind Gërvallës drejtor të televizionit publik është emërim partiak. Pa parime, pa meritë pa merak. Me një qëllim: vegël për kontroll. Ky rast tregon veç një gjë: procesi është kryer. Qëllimi për të vepruar në të mirë të zhvillimit është bërë një me maninë për kontroll. Shkurt: nëse është i joni, ke edhe meritë edhe virtyt” – ka shkruar ai.

    Tutje Molliqaj ka thënë se rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë.

    “Rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë. Ne nuk do të ndalemi, as nuk do të lodhemi.” – ka përfunduar Molliqaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark