×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti i frikshëm: Foshnja bie nga kati i 12 i një pallati, një shofer tregohet hero

    Insajderi
    02 March 2021 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shofer në Hanoi të Vietnamit, është duke u konsideruar si hero nga banorët, pasi shpëtoi një dy vjeçare, e cila ra nga kati i 12 i një ndërtese. Gjithçka ndodhi, ku Ngueyn Ngoc Manh, ishte duke pritur brenda makinës së tij, për të kryer një dërgesë, e në ato momente dëgjoi një fëmijë duke qarë.

    Një grua filloi të bërtiste dhe ai, i shtyrë nga kurioziteti, nxori kokën nga dritarja për të parë ç’po ndodhte. Por pa një vogëlushe që ndodhej fare pranë parvazit të ballkonit të katit të 12-të.

    “E pashë atë që qëndronte në ballkon”, tha ai.

    Burri doli menjëherë nga makina dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë sa më afër në rast se vogëlushja binte nga lartësia.

    “U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur. Fëmija ra me shpejtësi, por fatmirësisht, në pozicionin që u gjenda ajo ra pikërisht në prehrin tim”, shtoi Manh.

    Pas incidentit vogëlushja është dërguar menjëherë për në spital, ku aktualisht po trajtohet. Mjekët deklaruan për mediat vendase se ajo nuk ka pësuar lëndime shumë serioze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark