×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti i frikshëm kur makina përplas dy këmbësorë në Spanjë

    Insajderi
    31 March 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një turist britanik është arrestuar në Spanjë pasi ka përplasur me makina dy këmbësorë në vijat e bardha.

    Gjatë këtij aksidenti ndodheshin shumë këmbësorë, por ata arritën t’i shmangeshin përplasjes duke u larguar me shpejtësi.

    Personat e aksidentuar janë një grua polake dhe një burrë britanik të cilët u dërguan me urgjencë në një spital në kryeqytetin e ishullit Palma. Sipas raportimit të mediave të huaja të dy personat që u përplasën nuk janë në gjendje të rëndë pavarësisht nga ashpërsia e goditjes.

    I dyshuari, një 29-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u arrestua në një plazh aty pranë. Sipas deklaratës së policisë shoferi kishte ishte i dehur dhe kishte konsumuar drogë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark