×
  • Sport
  • Sport

    Momenti i përplasjes mes futbollistëve pas derbit Partizani – Tirana, shkak u bë një flamur

    Insajderi
    03 October 2022 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derbit më të mëdhenj të futbollit në çdo vend sjellin tensione të mëdha, sidomos kur ka një rivalitet të madh mes tifozëve të dy klubeve.

    E tillë ishte situate edhe në Tiranë, ku gjatë fundjavës u luajt derbi i këtij qyteti mes Partizanit dhe Tiranës.

    Tirana fitoi 0:2 dhe komplikoi situatën në renditje, ku tashmë Partizani ka vetëm një pikë më pak se Tirana.

    Në fund të ndeshjes, futbollisti i ekipit mysafir, Albano Aleksi, ka krijuar tension mes futbollistëve, kur ka marrë flamurin e tifozëve të Tiranës dhe ka ardhur në qendër të fushës dhe e ka tundur atë.

    Pas kësaj ka ndodhur një sherr, disa futbollistë të Partizanit, të cilëve kjo gjë nuk u ka pëlqyer, kanë tentuar t’i largojnë flamurin dhe duket se në fushë kanë qenë edhe tifozë, e njëri prej tyre më pas e mori flamurin dhe u largua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark