×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti kur politikanët nga Bosnja e Hercegovina rrahen brenda ashensorit

    Insajderi
    15 March 2023 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Halil Bajramoviq, kryetar i partisë NIP në Bosnje e Hercegovinë ishte një prej pjesëmarrësve në incidentin e djeshëm që ndodhi në hotelin Holiday Inn, ku ndodhi një përleshje fizike mes tij dhe këshilltarin e një nga dhjetë kantonet në Bosnje e Hercegovinë, Sulejman Samargjiq.

    Sot janë publikuar pamjet e përleshjes fizike, ku shihet Bajramoviq duke sulmuar fizikisht Samargjiqin brenda ashensorit, të cilin e godet tri herë me shuplakë në fytyrë.

    Bajramoviq ka hedhur poshtë pretendimet se ka sulmuar fizikisht Samargjiqin. Por duket se ai nuk ishte në dijeni që dera e ashensorit nuk është mbyllur, dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e sulmit.

    “Nuk do të isha prezent nëpër studiot televizive po të kisha bërë një gjë të tillë”, tha në një intervistë Bajramoviq.

    Ndërkaq deri më tani akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa viktima e këtij sulmi nuk ka pranuar të deklarohet për mediat boshnjake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark