×
  • Showbiz
  • Show

    Momenti kur zjarrëfikësit tentojnë ta nxjerrin nga vetura Ibrahim Tatlises pas aksidentit të rëndë (VIDEO)

    Insajderi
    25 August 2022 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mëngjes, minibusi në të cilin ndodhej Ibrahim Tatlises, u përplas me një kamionetë duke vozitur në rrugën Yalıkavak në lagjen Mugla të Bodrumit.

    Siç shkruajnë mediat turke, shumë ekipe u dërguan në vendin e ngjarjes për të shpëtuar Tatlises, i cili u mësua se ishte ngecur në automjet.

    Mësohet se Ibrahim Tatlises kishte me vete edhe vajzën e tij.

    Sipas mediave atje, u bë një përpjekje e madhe për të shpëtuar Tatlises, të cilin dhe arritën ta nxjerrin, e derisa këngëtari gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe mund të fliste.

    “Më nxirrni nga këtu së bashku me veturë, me anë të vinçit, pastaj më nxirrni mua nga vetura në një zonë të qetë”, raportohet të ketë thënë Tatlises.

    Tatlises tani ndodhet në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark