×
  • Showbiz
  • Show

    Morena Taraku ka dy fjalë për qëndrimin e Stresit në BBVK: Ma ke vërtetuar dashurinë e sinqertë

    Insajderi
    13 December 2022 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debati në mes të Xhulit dhe Stresit ka zënë vend në të gjitha mediat rozë, ndërsa ky i fundit e kritikoi banoren e Big Brother VIP Kosova për veshjen e saj “transparente”.

    Por, pas kritikave Stresi kishte edhe një shpjegim duke zbuluar se i respekton femrat dhe se ka fjetur “me më të bukurat”, përfshirë Morena Tarakun.

    Nuk vonoi shumë dhe diçka për të thënë kishte edhe Morena, e cila e ka mbështetur Stresin, ndërsa ka thënë se nuk e beson të ketë qenë tendencë e rep artistit ta ofendonte Xhulin.

    “Jam e sigurt që ti nuk ofendon asnjë femër dhe i respekton të gjitha. Aty brenda është një lojë dhe këtë duhet ta kuptosh vëllai im i dashur. Të kuptoj shumë mirë që brenda 4 mureve të gjithë banorëve çdo fjalë e dikujt ju lëndon shumë nganjëherë. Nganjëherë fjalët marrin kahe të pa duhur por unë e di se ti nuk ke menduar të lëndosh askënd. Unë të njoh mirë dhe të çmoj shumë sepse ma ke vërtetuar dashurinë e sinqertë ndër vite edhe kjo më bën të shkruaj sot sepse të njoh më mirë se të gjithë”, ka shkruar Morena.

    “Është një lojë, dukeni shumë bukur jashtë, janë momentet më të bukura të jetës që do i kaloni. Mos lëndoni njëri-tjetrin jepni dashuri dhe emocione të bukura.  Të dua shumë dhe më ka marrë malli për ty se stë kam parë që sa kohë. Të lutem tregoj dashurinë dhe respektin që ta ka mësuar nëna Shpresë. Ti nuk je vetëm një këngëtar që thur vargje por thur edhe shumë dashuri nga shpirti yt i bukur që ke. Këtë gjë dua ta tregosh brenda dhe ta kuptojnë të gjithë”, ka përfunduar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark