×
  • Showbiz
  • Show

    Morena Taraku për festën e Halloween bëhet personazhi Chun-Li

    Insajderi
    26 October 2021 - 10:25

    Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

    Duke qenë se po afrohemi në festën e Halloween, artistja ka prezantuar kostumin që ka përzgjedhur për këtë vit.

    Ajo ka publikuar disa fotografi në të cilat tregon se është transformuar në personazhin e Chun-Li.

    Chun-Li është një personazh imagjinar në video-lojërat e Capcom Street Fighter. Ajo është e vetmja femër që është shfaqur në një lojë luftarake duke qenë pjesë e Street Fighter II: The World Warrior në 1991.

    Bukuroshja mori vëmendje me dukjen atraktive në kostumin e zi të kombinuar me të kuq, derisa po mbante edhe një thikë te fytyra.

    “Halloween”, ka shkruar ajo ku shfaqet nga oborri i shtëpisë së saj luksoze në Turqi.

    Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta duke u komplimentuar për këtë ‘look’.

    Morena përndryshe që disa vite ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në shtetin turk.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark