×
  • Sport
  • Sport

    Morina e konsideron të “dhimbshëm” barazimin me Gjilanin

    Insajderi
    09 October 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina ka thënë se është e dhimbshme se si ekipi tij humbi mundësinë për ta fituar ndeshjen kundër Gjilanit.

    Gjilani barazoi rezultatin ndaj Ferizajt në minutën e 92-të.

    “Është e dhimbshme se si humbëm edhe dypikëshin tjetër, kur djemtë tanë luajtën mirë në një fazë të lojës. Por, në fund djemtë nuk patën faj pse topi ishte në 16-të metërshin tonë në rrethana të panjohoura. Të panjohura ndoshta vetëm për opinionin. Ajo që është me shpresë është se djemtë po luajnë mirë dhe kjo më bën të shpresojmë për kalimin e kësaj situate”, ka thënë Morina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark