×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mos i kombinoni kurrë, arsyet pse nuk duhet ta pini kafen me qumësht

    Insajderi
    22 June 2022 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kafeja është një pije e nevojshme për shumicën e njerëzve që të zgjohen në mëngjes. Megjithatë, të shumtë janë ata që e kombinojnë kafen e tyre, çfarëdo qoftë ajo me qumësht. Shumë njerëz mendojnë se qumështi i jep një shije më të lehtë dhe më të shijshme kafesë së tyre.

    Megjithatë, sipas hulumtimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka efekte negative në shëndet.

    1. Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksje në stomak që treten shumë vështirë. Kështu kafeja me qumësht jo vetëm që nuk bëhet më e lehtë, por mund të shkaktojë edhe intolerancë.

    2. Qumështi në kafe shkakton nxjerrjen e kalciumit nëpërmjet urinës, ndërsa rrit sekretimin e kalciumit në zorrë.

    3. Kafeja e pastër nuk përmban kalori dhe yndyrë. Kur kombinohet me qumësht, atëherë rritet numri i kalorive dhe yndyrave të panevojshme që konsumojmë, veçanërisht kur pimë shumë kafe çdo ditë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark