×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Mos m’i prek rrobat”- Gratë afgane në botë protestojnë kundër burkës dhe tregojnë veshjet tradicionale të Afganistanit

    Insajderi
    17 September 2021 - 10:22

    Gratë afgane në botë janë bërë pjesë e një fushate në rrjetet sociale, kundër kodit të ri të veshjes të imponuar nga talebanët për studentet në Afganistan.

    Të veshura me fustane tradicionale afgane, ajo protestojnë nën sloganin #DoNotTouchMyClothes apo #AfganistanCulture.

    Kështu, ato po i vërtetojnë botës se veshjet afgan janë shumë larg burkës, teksa talebanët, që kanë marrë kontrollin e plotë të Afganistanit, po i detyrojnë vajzat e gratë atje të mbulohen thuajse tërësisht.

    Vajzat dhe gratë tona veshin rroba shumëngjyrëshe dhe burkë të zezë’, thonë personat që janë angazhuar në këtë nismë. Veshjet tradicionale që gratë kanë postuar janë në kontrast të plotë me rrobat e zeza kokë e këmbë.

    Talebanët, pasi morën pushtetin, theksuan se gratë do të jenë në gjendje të studiojnë dhe të punojnë sipas ligjit të sheriatit. Gratë që ndjekin universitetet duhet të jenë në dhoma të ndara nga studentët meshkuj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark