×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Mos shaj, o Ismet”, Ismet Munishi del edhe me një deklaratë tjetër pompoze

    Insajderi
    05 December 2022 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri karizmatik shqiptar, Ismet Munishi ka dalë edhe me një deklaratë tjetër pompoze.

    Ditë më parë në emisionin sportiv “Dueli Botëror”, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, nuk u përmbajt, duke sharë përzgjedhësin serb Stojkovic.

    “Po këtij robtë ku t’i ketë” – kishte thënë Munishi. Derisa, të njëjtit nga moderatorët e emisionit ju kërkuar të mos shante: “Jo, jo, jo. Mos shaj, o Ismet”.

    Ndërsa, mbrëmë, teksa komentonte ndeshjen e Francës ndaj Anglisë, Munishi foli për Gareth Southgate-n, kryetrajnerin e Anglisë.

    Sipas tij, Southgate nëse do ta që ta eliminojë Francën duhet ta telefonojë atë.

    “Çfarë lojëtarë janë këta, e kqyrim me Anglinë. Edhe Anglia, ai Southgate, që don me eliminu Francën, mue veç le t’um thirrë. Ai vec një problem e ka, veç qysh me ndal Mbappen. Dembele e humbë topin vetë, del me top në korner, ky tjetri, Olivier Giroud, e pret naj top në hava, me ja ndërpre oksigjenin më herë s’ka çka bon” – deklaroi Munishi në RTV Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark