×
Show / Fashion

Mos u martoni me një person që i ka këto shprehi

Insajderi
23 October 2019 - 17:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jeni duke menduar të martoheni? Ky patjetër se është vendim i madh.

Nëse e zgjedhni partnerin e duhur, ju mund ta kaloni tërë jetën me dikë që ju ndihmon të mësoni e të zhvillohen, duke jua dhënë mundësinë të bëni një jetë të përmbushur e të lumtur.

Por, bëjeni zgjedhjen e gabuar dhe… Nuk duam të tregohemi dramatik, megjithatë mund ta bëni një jetë të tërë me dhimbje.

Prandaj, kur është fjala për zgjedhjen e partnerit jetësor, ka disa lloje të njerëzve që duhet t’i shmangni.

Qëndroni larg nga dikush që është mendjengushtë

Nëse jeni person mendjehapur, atëherë është e rëndësishme që ta gjeni një partner të tillë. Arsyeja është e thjeshtë: personat mendjehapur në lidhje romantike munden ta përkrahin njëri-tjetrin për t’i zgjeruar horizontet së bashku.

Shmangni njerëzit që i trajtojnë kafshët pa respekt e mëshirë

Ka një tendencë fatkeqe mes njerëzve që t’i trajtojnë kafshët me mos respekt. Kjo vjen nga besimi se njerëzit janë më superior sesa të gjitha speciet tjera. Por, si mund të justifikohet kjo? A jemi më të mençur?

Në fakt, respekti dhe mëshira për të gjitha speciet e gjalla është një atribut që duhet të kërkohet te njerëzit. Dikush që është i sjellshëm me kafshët zakonisht është edhe me njerëzit.

Mos u martoni me dikë që thyen premtime

Pavarësisht se a i anulon planet apo “harron” ta ndërrojë vajin e veturës, ju nuk mund të qëndroni në lidhje me dikë që nuk mund t’i mbajë premtimet.

Mos u martoni me dikë që nuk e respekton familjen e vet

Nëse partneri sillet keq me familjen e vet, ka shans që njësoj do t’ju trajtojë edhe juve. Kujdes nga personat që nuk e përkushtojnë kohën tek anëtarët e tyre të familjes ose te miqtë e ngushtë.

Kujdes nga njerëzit që nuk janë emocionalisht të pjekur

Shumica e njerëzve nuk dinë të kujdesen për veten ditëve të sotme. Nëse e gjeni dikë që nuk është rritur ende, shmangeni. Nuk ju nevojitet kjo në jetë

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark