×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mos zbatimi i marrëveshjes së energjisë – Ministrja Rizvanolli ia lë fajin “Elektroserverit” e Serbisë

    Insajderi
    10 August 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Ekonomisë Artan Rizvanolli, në konferecnën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për moszbatimin e marrëveshjes së energjisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kjo marrëveshje ishte promovuar nga qeveria Kurti, duke thënë se për herë të parë do të faturohet energjia e shpenzuar në veri. Por pavarësisht kësaj, Elektroserveri nuk u ka dërguar siç ka qenë i obliguar listën e konsumatorëve.

    Lidhur me këtë Rizvanolli, tha se Qeveria e Kosovës për këtë marrëveshje është mjaftë konsktruktive duke thënë e zbatimi i marrëveshjes për energjinë ka afat deri më 1 tetor.

    “Çfarë mund të them është se Kosova, Qeveria, ZRRRE, KOST janë duke bërë përpjekje për realizmin e udhërrëfyesit për energjinë. Ngecjet janë në anën tjetër, te Elektroseveri, por edhe ndikimi i Serbisë në këtë kompani”.

    “E kemi bërë të qartë te parnterët ndërkombëtar këtë dhe se marrëveshja duhet të realizohet sa më parë që qyetetarët në Veri të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark