21:01 - 26 Mars 2023

Në Moskë po transmetohet një video informative me udhëzime të hollësishme se çfarë duhet të paketojnë njerëzit në raste urgjente të sulmeve kimike dhe bërthamore.

Videoja e cila shfaqet në rrjete sociale e nëpër billborde është përgatitur nga Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë.

“Përmbajtja e rastit emergjent: çantë e ndihmës së parë, elektrik dore dhe furnizim me bateri, shkrepsë, alkool të thatë, çakmakë me gaz, telefon celular, radio marrës dhe furnizim baterish, thikë, furnizim me ushqim, produkte higjienike, ndërrim të brendshme dhe çorape”, thuhet në videon e cila po transmetohet ekraneve, përcjell Insajderi.

Nga Ministria e Emergjencave nuk e kanë shpjeguar për çfarë po transmetohen video të tilla. /Insajderi