Mossi dhe Buta janë bërë teme diskutimi nga të gjithë, falë ‘disave’ që i kanë dedikuar njëri tjetrit.
Nuk mjaftuan veç ‘disat’ dhe rimat në repturë, ata ‘bifën’ e vazhduan edhe në Instagram, duke drejtuar fjalë të rënda ndaj njëri tjetrit.
Në një foto të publikuar në Instagram, Mosi ka shënuar “E KOM SHUM LET ME TGJET E ME TKILL”, që supozohet që i është drejtuar Butës.
Ndër shumë veta që kanë komentuar foton, një koment e ka lënë edhe Meriton Mjekiqi, duke thënë “Sje Normal”, koment të cilit nuk ka hezituar ti përgjigjet Mossi duke e injoruar.
Në komentin që ka kthyer Mossi si kundërpërgjigje ka shënuar “sen stveta’ duke e injoruar keq Meritonin.
Në të njëjtën kohë komenti duket se i ka gëzuar shumë veta pasi deri me tani ka marrë më shumë se 14 mijë pelqime.