×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti i keq në Shqipëri: Qytetarët të mos dalin me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça dhe eskavatorë

    Insajderi
    03 November 2023 - 20:58

    Prej disa orësh grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete mbrëmjen e sotme dhe nesër që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe eskavatorët.

    “Jemi ende duke punuar për zhbllokimin e dhjetra segmenteve nga pemët e rëna prej stuhisë së fortë! Të lutem na ndihmo duke MOS dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça, eskavatorë e kamionë që bëjnë transport të tonazhit të rëndë!

    Mirënjohje qindra kolegëve në terren”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark