×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për nesër në Kosovë

    Insajderi
    28 November 2018 - 21:42

    IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, me temperaturat minimale që pritet të shkojnë në minus katër gradë Celsius.

    “Do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite vende-vende priten kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale parashihen të bien deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

    Shtypja atmosferike do të shënojë vlera të larta, mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark