×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për pesë ditët e ardhshme, temperaturat zbresin dukshëm

    Insajderi
    28 November 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot kryesisht i vranët me reshje shiu.

    Temperaturat minimale do të sillen nga 0-1 gradë kurse maksimalet do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius.

    Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

    Parashikimi i motit për pesë ditë:

    Të hënën: Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

    Të martën: Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2-0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

    Të mërkurën: Mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

    Të enjten: Të enjten parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

    Të premten: Mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark