×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Motra e Olta Gixharit kritikon opinionistët e “BBV” dhe Efin

    Insajderi
    08 February 2023 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Momenti i largimit të Amosit nga “BBV” dhe reagimi Oltës, e cila filloi të qante me rëndesë, u bënë viralë kudo.

    Por, motra e aktores, Gerta Gixhari ka deklaruar se më shumë përshtypje i ka bërë reagimi i dy opinionistëve, të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj. Ajo nuk ka lënë pa përmendur dhe kritikuar Efin, për të cilën tha se “i ka goditur vlerat njerëzore”.

    Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq. Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”-tha ajo në “Shqipëria Live.”

    Amosi ishte banori që u largua mbrëmë nga “BBV” ku ishte në nominim me të gjithë banorët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark