×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Motra e sulmuesit brazilian: Te Interi kaloi në depresion, rrinte mbyllur në dhomën e tij

    Insajderi
    29 June 2022 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në verën e 2016-ës, Interi pagoi 30 milionë euro për kartonin e talentit brazilian Gabriel Barbosa, që njihet me nofkën Gabigol, megjithatë ky i fundit dështoi në eksperiencën milaneze, pasi shënoi vetëm një gol në 10 ndeshje me fanellën zikaltër.

    Duke folur për eksperiencën e tij te Interi, motra e Gabigol, Dhiovanna Barbosa ka zbuluar se sulmuesi brazilian ishte bërë anemik dhe kishte kaluar në depresion gjatë qëndrimit në Milano.

    “Kur kthehej në shtëpi nga stërvitjet, shkonte direkt në dhomën e tij dhe mbyllej,. U bë anemik dhe kaloi në depresion. Sado që unë dhe prindërit përpiqeshim, ai e vuante shumë. Im vëlla jep gjithçka në fushë dhe kur sheh që gjërat nuk shkojnë mirë, e vuan jashtë mase”, zbulon e motra.

    Pas një sezoni te Interi, Gabigol kaloi një gjysmë sezoni në huazim te Benfica dhe më pas u rikthye te Santos, ku rilindi, teksa tashmë prej tre sezonesh vesh fanellën e klubit të njohur brazilian, Flamengo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark