×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho mposhtet për herë të parë në finale – Sevilla vazhdon dominimin absolut në Europa Ligë

    Insajderi
    01 June 2023 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas shumë minutash vuajtje “andaluzianët” e Sevilla ia kanë dalë të shpallen kampionë të këtij sezoni të UEFA Europa League, teksa pas gjuajtjes së penalltive rezultati u mbyll në 4 me 1 në favor të spanjollëve, duke i dhuruar djemve të Jose Luis Mendillibar, suksesin e 7-të në hisorinë e klubit, përsa i përket trofeut të Europa League.

    Golin e parë e gjetën “gladiatorët” e Jose Mourinho, ku një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini përfundon në këmbët e argjentinasit Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë, në minutën e 35-të të sfidës.

    Në pjesën e dytë vjen dhe kundërpërgjigja e spanjollëve, me aksionin që nisi nisi nga këmbët e “veteranit”, Jesus Navas, me spanjollin që dërgon një krosim fantastik në zonën e “romakëve”, aty ku Gianluca Mancini i pozicionuar jo siç duhet, devijon topin duke e çuar në rrjetën e tij, në minutën e 55’-të të sfidës.

    GOLAT E NDESHJES: https://ootxge.elhighlights.com/embed/mJdjIchrDg1cO

    Tashmë me një finale të përfunduar e vetmja gjë çka na mbetet për të shijuar nga sezoni 2022-2023 është finalja e madhe e UEFA Conference League, mes Fiorentina e West Ham, si dhe finalja e madhe e UEFA Champions League, që do të zhvillohet mbrëmjen e 10 qershorit në stadium olimpik “Ataturk” të Stambollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark