Mourinho sfidon Sir Alex Fergusonin – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho sfidon Sir Alex Fergusonin

    Insajderi
    05 July 2016 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jose Mourinho dëshiron të arrijë rekordet e ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

    Menaxheri portugez thotë se nuk e fsheh dëshirën që edhe ai të arrijë rekordet e vendosura nga ish-trajneri skocez, duke thënë se është i vetëdijshëm për pritshmëritë që të tjerët kanë për të.

    “Nuk mund ta fsheh se dua të arrijë rekordet e Sir Alex. Kjo nuk është një ëndërr, është realitet, por është një punë që secili do dëshironte ta kishte”, deklaroi Mourinho sot në prezantimin e tij në Old Trafford.

    Sir Alex Ferguson ishte për 26 vjet trajner i skuadrës së madhe angleze, me të cilën arriti të thyej pothuajse çdo rekord të klubit.

    United përfundoi në vendin e pestë sezonin e kaluar, dhe nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark