Pas konfirmimit për ndarjen me trajnerin Fonseca në fundin e sezonit, ka ardhur edhe lajmi i bujshëm për trajnerin e ri.
Në ditët e kaluara është folur shumë për një marrëveshje pothuajse të sigurt me Maurizio Sarri-n, por klubi verdhekuq i ka befasuar të gjithë duke zyrtarizuar Jose Mourinho-n.
Një lajmërim që ka lënë pa fjalë edhe gazetarët e pranishëm në Sky Sport 24, veçanërisht ekspertin e merkatos Gianluca di Marzio.
Merkato është konfirmuar edhe këtë herë e paparashikueshme dhe goditja e Roma-s i ka shtangur të gjithë brenda dhe jashtë Italisë.