×
  • Lajme
  • Insajderi

    MPB tregon arsyet e vonesave për dokumente

    Insajderi
    05 August 2022 - 23:03

    Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka konfirmuar se nuk ka mungesë të materialit për dokumente dhe se puna është duke vazhduar me rregull në këtë institucion.

    MPB-ja ka bërë të ditur se aktualisht çdo gjë është në rregull sa i përket furnizimit me materiale për dokumente.

    “Momentalisht çdo gjë është në rregull dhe jemi duke proceduar të gjitha llojet e dokumenteve”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për lajmi.net

    Në anën tjetër, kjo ministri dje ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se më datë 1 gusht të këtij viti, në këtë institucion ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët.

    “Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale. Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët që zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil janë duke punuar deri në orët e vona për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.”, thuhej në njoftimin e ministrisë.

    Mosfunksionimi i pajisjes së lartcekur ka shkaktuar vonesa në pajisjen me dokumente të identifikimit për qytetarët, ndërsa tashmë puna është duke vazhduar me rregull. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark