×
  • Lajme
  • Insajderi

    MSh publikon raportin e fundit për COVID 19

    Insajderi
    25 June 2022 - 12:21

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Ndërkaq, sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

    Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 213.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.

    Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark