×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mshele gojën se te shkyjë si pulën”, publikohet videoja tjetër vulgare e “It’s My Home”

    Insajderi
    14 September 2022 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e emisionit “It’s my Home” kanë filluar të shpërnahen me të madhe në rrjetet sociale, duke u komentuar jashtë mase për sjelljet dhe shprehjet e tyre vulgare brenda shtëpisë.

    Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një debat i fortë mes banorëve, ku Ina shpërthen ndaj një banore tjetër.

    Derisa gjatë videos Ina përdor fjalë të ulta si: “Mshele gojën, mos ta ni zonin se t’qkyj si pulën”.

    Gjithashtu është bërë virale videoja ku një banor i quajtur Anxhelo ka sulmuar fizikisht një vajzë brenda shtëpisë duke e goditur me këpucë.

    Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.

    E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thoshte “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark