Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se rruga 12 kilometërshe e Peklenës, është gati në përfundim.
Muhaxheri ka thënë se kjo rrugë të dërgon në bukurinë shqiptare, në bjeshkët e Rugovës. Ai ka premtuar se gjithmonë do të qeverisë me punë të mirë e të sigurt.
Postimi i plotë:
“Rruga e Ëndrrave”, respektivisht rruga 12 kilometërshe e Peklenës, tashmë është drejt përfundimit.
Rrezet e diellit e ngrohin përherë këtë rrugë. Ndërkaq, kjo është edhe rruga e duhur drejt zhvillimit të turizmit, e cila na shpie drejt bukurisë më të madhe shqiptare – bjeshkëve të Rugovës.
Pejës, lideres së Dukagjinit do t’i përkushtohemi gjithmonë, me punë të mirë e të sigurt.