×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Muja: Edi Rama ia ka bartur Vuçiqit lidershipin rajonal

    Insajderi
    08 June 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja tha se kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes draft-dokumentit për Asociacionin të propozuar sot te krerët evropianë, ka tendencë që t’i gjej një rrugëdalje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Muja në Politiko tha se për shkak të natyrës se si dy politikanët qeverisinë, njëri me Serbinë e tjetri me Shqipërinë, në situata të tilla të dy politikanët e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt.

    Teksa së fundmi, sipas deputetit Muja kryeministri Rama ia ka bartuar Vuçiqit lidershipin rajonal.

     “Ka një afrim mes Ramës e Vuçiqit për shkak të natyrës se si qeverisinë të dy. Janëpërfaqësues të stabilokracisë në Ballkanin Perendimor, dhe këta e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt. Më herët ka qenë një rend në kuadër të Procesit të Berlinit, që Ballkani u pa me dy figura, me Vuçiqin te serbët e Ramën te shqiptarët. deklaroi Muja në Politiko.Personalisht e shoh, mendoj që Rama është pjesë e problemit. Që nga qëndrimet e painformuara me situatën e fundit, dhe reagimet pa ndonjë konsultim dhe njohje të situatës.”, tha Muja tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark