×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    “Mund të përfshihen edhe rajone të tjera”, gjeologu që parashikoi tërmetin në Turqi, paralajmëron një tjetër goditje

    Insajderi
    09 February 2023 - 22:25

    Gjeologu Frank Hoogerbeets, i cili arriti të parashikonte tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, të hënën e 6 shkurtit ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm.

    Në një postim në Twitter ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore, një tërmet i fortë do të godasë gjatë 1 deri në 4 ditët e ardhshme, zonën në afërsi ose brenda shiritit lejla në foton e mëposhtme.

    “Potenciali për aktivitet më të fortë sizmik në ose afër brezit të purpurt 1-4 ditë. Ky është një vlerësim. Nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera”, shkruan gjeologu.

    Më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, ai parashikoi se një tërmet me nagnitudë 7,5 në këtë rajon do të godiste Turqinë qendrore-jugore, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin midis datave 4-6 shkurt.

    Në komentin e tij, punonjësi i Solar System Geometry Survey (SSGS) bashkangjiti një foto me hartën e Turqisë, e cila shfaqte një pikë të kuqe që tregon zonën më të prekur nga tërmeti.

    Pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe që aktualisht ka lënë mbi 20 mijë viktima, gjeologu shprehu solidaritetin e tij me viktimat./A2CNN

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark