×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mund të shkonte më keq! Bugatti i Ronaldos përplaset pak metra larg një depozite gazi, policia nis hetimet

    Insajderi
    20 June 2022 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo po shijon pushimet në shoqërinë e të Georgina-s dhe fëmijëve. Një ngjarje e papritur, të një natyre krejt tjetër i ka prishur relaksin portugezit.

    Ky është një aksident rrugor që fatkeqësisht ka sjellë pasoja të rënda për një nga super makinat e tij. Bugatti Veyron, një nga makinat më të rëndësishme në garazhin e tij. Aksidenti ndodhi në Mallorca. Lajmi u dha nga tabloidi Ultima Hora që zbuloi edhe detajet e asaj që ndodhi. Makina në fakt po kalonte përmes Alzinës, për arsye ende për t’u sqaruar, Bugatti është përplasur në portën hyrëse të një lokali.

    Dëmtime të shumta në pjesën e përparme të makinës, kishte rrezik që situata të shkonte akoma më keq. Në fakt, pasojat e përplasjes përfshijnë edhe dëmtimin e një depozite butani, një gaz i ndezshëm, i cili ndodhej në afërsi të godinës. Por pyetja që bëjnë të gjithë është ajo që lidhet me drejtuesin e automjetit: kush ishte në timonin e makinës në momentin e aksidentit?

    Me sa duket nuk ishte Cristiano Ronaldo, por një punonjës i tij i cili do të kishte humbur kontrollin e automjetit. Fatmirësisht askush nuk është dëmtuar. Punonjësit e policisë janë duke hetuar për të rindërtuar të gjithë aferën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark