×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Mund t’iu ketë ikur | Tifozi italian sfidon Katarin, pushton fushën me ngjyrat e ylberit dhe jep dy mesazhe

    Insajderi
    28 November 2022 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndeshja Portugali-Uruguai u ndal në minutën e 51′ të takimit për shkak të një tifozi që hyri në fushën e lojës. Protagonist ishte italiani Mario Ferri, i njohur më shumë si “Falco” dhe i rregullt në pushtimet gjatë ndeshjeve të futbollit.

    Ai kishte me vete flamurin me ngjyrat e ylberit për të mbështetur të drejtat e komunitetit LGBTQ +, gjë që u diskutua shumë gjatë Kupës së Botës.

    Tifozi italian mbante fanellën e “Superman” me një mesazh të dyfishtë: “Save Ukraine” në pjesën e përparme të bluzes dhe “Respekt për gratë iraniane” në anën e pasme.

    Natyrisht, pushtimi i fushës nuk u fokusua nga kamerat ndërkombëtare dhe flamuri u kap për një moment në duart e arbitrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark