×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mungesa e mjekëve: Spitali i Gjilanit hap konkurs për specializantë të rinj

    Insajderi
    04 October 2022 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka hapur konkurs për pesë pozita të lira për mjekë specialistë.

    Sipas konkursit, po kërkohen një specialist i Kardiologjisë, dy specialistë të Mjekësisë Emergjente dhe dy specialistë të Radiologjisë.

    Afati për paraqitjen e aplikimeve është i hapur deri më 7 nëntor.

    Këtë viti ikja e stafit mjekësor nga institucionet publike të shëndetësisë ka qenë në përmasa masive.

    Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.

    Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova, në periudhën 2018-2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark