×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e përkrahjes së Qeverisë rrezikon mbylljen e kolegjit në Mitrovicë

    Insajderi
    23 May 2017 - 20:27

    Ambasadat e Suedisë, Holandës dhe Zvicrës, SPARK dhe IBCM kanë nxjerrë sot një komunikatë të përbashkët për shtyp në lidhje me Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë / IBCM, duke alarmuar për njoftimin e mbylljes së IBCM-së.

    Sipas kësaj komunikate, Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovicë (IBCM) do të detyrohet të mbyllë aktivitetet e tij, vendim ky që hyn në fuqi në korrik të vitit 2017, mbas përfundimit të vitit akademik, nëse Qeveria e Kosovës nuk i mban premtimet e veta që prej kohësh për të marrë përsipër shpenzimet operacionale të IBCM-it nga donatorët ndërkombëtarë.

    “Mbyllja do të ketë një ndikim negativ tek studentët (200), stafi (35), familjet dhe komuniteti në rajonin e Mitrovicës. Për më tepër, do të vënë në pikëpyetje angazhimin e Qeverisë së Kosovës në promovimin e arsimit dhe shkëmbimit midis komuniteteve në këtë rajon kompleks”, thuhet në komunikatën e OSBE-së.

    Qeveria e Kosovës në vitin 2008 vendosi të hapë një kolegj ndërkombëtar biznesi (IBCM) në Mitrovicë dhe paraqiti iniciativën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve në Bruksel.

    Për shkak të mjedisit kompleks në Mitrovicë, Qeveria e Kosovës kërkoi mbështetje ndërkombëtare për të realizuar iniciativën e saj ambicioze.

    Qeveria ofroi 1.5 milion euro për punimet e ndërtimit të kampusit në jug të Mitrovicës dhe siguroi një premtim të shkruar për donatorët ndërkombëtarë për shpenzimet e ardhshme operacionale.

    Ajo kërkoi që organizata ndërkombëtare SPARK të menaxhojë IBCM-in në një bazë të përkohshme, deri në momentin që të bëhet një kolegj i pavarur ndërkombëtar jo-fitimprurës.

    Pas kësaj kërkese dhe duke marrë parasysh kontributin financiar të Qeverisë, donatorët ndërkombëtarë, si Suedia, Danimarka, Holanda, Bashkimi Evropian, Zvicra kanë siguruar gjithsej 13.5 milionë euro kontribute deri më 1 janar 2017.

    Dy ndërtesa të mëdha të kampuseve janë ndërtuar dhe janë në përdorim. Është siguruar kreditimi ndërkombëtare i diplomave (nga Gjermania dhe Danimarka) mbi akreditimin dhe licencën lokale të Kosovës nga MASHT.

    Kolegji ka 200 studentë. Më shumë se 80% e të diplomuarve gjejnë punë brenda 6 muajve pas diplomimit. Shumë të diplomuar të pakicave tani mbajnë pozita të larta në administratën e Kosovës. Numri i pranimit të studentëve është rritur 30% në vitin e kaluar dhe regjistrimet e reja janë rritur edhe këtë vit.

    Që nga vera e vitit 2015, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka punuar për të jetësuar premtimin për të mbuluar kostot operacionale.

    Për shkak të shumë vonesave në këtë proces, deri më tani nuk ka fonde të lëshuara nga Qeveria. Kjo pavarësisht nga më shumë se një vit të përpjekjeve intensive të bashkësisë ndërkombëtare të donatorëve për të punuar me qeverinë (deri në nivelin e Presidentit) për të zbatuar marrëveshjen.

    Për këtë arsye ata i kanë bërë një kërkesë urgjente për Qeverinë e Kosovës:

    Donatorët ndërkombëtarë, IBCM dhe SPARK, i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës, veçanërisht Kryeministrit, Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Presidentit të Kosovës që:

    Urgjentisht të vendosin për fond emergjent për IBCM-in dhe të lirojnë menjëherë të paktën vitin e parë të financimit, prej 600.000 euro, në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare të nënshkruar. Vetëm kështu mund të shmanget mbyllja.

    Të punohet me Qeverinë dhe Kuvendin e ardhshëm të Kosovës që sa më shpejti të ratifikojnë marrëveshjen ndërkombëtare të aprovuar më herët, qëtësigurojnë qëndrueshmëri afatgjate të IBCM dheqët’iamundësojnëkolegjittëfunksionojë si një institucion i arsimit të lartë jo-fitimprurës nën licencën nga MASHT dhe Akreditimin nga Evalag nga Gjermania dhe Agjencia e Akreditimit të Kosovës.

    Në mungesë të një vendimi pozitiv nga Qeveria e Kosovës për fonde emergjente për IBCM, Kolegji do të mbyllet në korrik 2017.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark