×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mungesa e punëtorëve në Kosovë, Rafuna: Mund të vijnë nga Bangladeshi, prej Turqisë kanë ardhë disa

    Insajderi
    17 October 2022 - 17:40

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se gastronomia, sektori i ndërtimit dhe sektori i prodhimit janë sektorët ku po ndihet më së shumti mungesa e punëtorëve në Kosovë.

    Rafuna tha në Frontal të T7 se mund të vijnë punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa disa nga Turqia tha se kanë ardhur tashmë.

    “Prej Bangladeshit nuk kam informacione që kanë ardhë, por prej Turqisë kam informacione prej dy-tri bizneseve se po”, tha ai.

    Rafuna tha se ka informacione se Qeveria po e sheh që të sjellë masa të reja për t’iu dalë në ndihmë bizneseve.

    “Jemi në pritje”, tha ai, duke treguar se ka pasur “një takim të shkëlqyeshëm me kryeparlamentarin” Glauk Konjufca.

    “Pres që shumë shpejt ta takoj kryeministrin dhe presidenten e vendit”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark