×
Show

Mungesa e vitaminës D dyfishon rrezikun për zhvillimin e demencës

Insajderi
22 January 2017 - 08:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kërkime të shumta shkencore kanë treguar se ekziston një lidhje mes niveleve të ulëta të vitaminës D dhe rrezikut të lartë për zhvillimin e demencës.

Së fundmi, një studim afatgjatë nga revista “Neurology” i forcon këto lidhje mes “vitaminës së diellit” dhe një nga sëmundjet më të zakonshme të trurit, që lidhet me moshën.

Studiuesit matën nivelet e vitaminës D tek gati 1700 të rritur dhe monitoruan shëndetin e tyre për më shumë se 5 vjet.

Personat me nivele të ulëta të vitaminës D ishin 53% më të rrezikuar që të prekeshin nga demenca se njerëzit me nivele normale, zbuluan autorët e studimit.

Njerëzit që kishin mungesë të kësaj vitamine ishin gjithashtu 70% më të rrezikuar të vuanin nga sëmundje e alcajmerit, një nga format më të zakonshme të demencës.

Studime të tjera e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kancerit dhe depresionit.

Ndërsa një studim i fundit ka treguar se nivelet e larta të kësaj lënde ushqyese rrisin shanset që një grua t’i mbijetojë kancerit të gjirit (lexo këtu).

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit,  vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve (ja ku mund ta gjeni).

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark